Busquets në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Barcelonës në Champions

Futboll

Busquets në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Barcelonës në Champions

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:57
Sergio Busquets

Sergio Busquets është në dyshim për ndeshjen e parë çerekfinale të Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi klubi ka njoftuar se ai do të mungojë përafërsisht tri javë si pasojë e një lëndimi.

Përfaqësuesi spanjoll e theu gishtin e këmbës gjatë pjesës së dytë në fitoren 3-0 të Barçës kundër Chelseat të mërkurën, e cila ia siguroi kualifikimin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1 pas dy ndeshjeve.

Busquets u zëvendësua nga Andre Gomes pas 60 minutave lojë në “Camp Nou” dhe u dërgua menjëherë për ekzaminim.

Barcelona e ka konfirmuar se mesfushori defensiv ka pësuar thyerje në gishtin e pestë të këmbës së djathtë.

Kjo do të thotë se ai do të përballet me një betejë për ta rikthyer gjendjen fizike para ndeshjes së parë çerekfinale në Ligë të Kampionëve, e cila do të përballet më 3 dhe 4 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat