Kosova dhe Shqipëria ngjiten një vend më lart

Futboll

Kosova dhe Shqipëria ngjiten një vend më lart

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:02
Pamej nga një ndeshje

FIFA ka publikuar sot renditjen e muajit mars 2018 për kombëtaret e botës në futboll. Pavarësisht se në “segmentin” kohor mes dy muajve, që merr në shqyrtim ky klasifikim i radhës, nuk janë luajtur ndeshje, ka ndryshime në pozicionim. Kjo vlen edhe për kuqezinjtë tanë, të drejtuar nga Christian Panucci, që kanë rikuperuar një vend në renditjen e FIFA-s. Më konkretisht, Shqipëria e sheh veten e 58-ta, me 557 pikë për muajin mars. Kujtojmë se në këtë muaj, kuqezinjtë do të luajnë një ndeshje miqësore me Norvegjinë, në “Elbasan Arena”, më 26 mars. Një vend, pa luajtur fare, pati ngjitur kombëtarja jonë edhe në muajin e kaluar, shkurt 2018. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kombëtaren e Kosovës, që ngjit një shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 176-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat