Real Madridi i bën rivalitet Barcelonës për super mbrojtësin e Bayern Munichut

Futboll

Real Madridi i bën rivalitet Barcelonës për super mbrojtësin e Bayern Munichut

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:10
ilustrim

Real Madridi është i gatshëm t’i bëjë rivalitet Barcelonës edhe në tregun e transferimeve gjatë verës.

Madridi pritet t’i ofrojë plot 80 milionë euro për mbrojtësin e majtë Bayern Munich, David Alaba, shkruan Diario Gol.

Alaba është relativisht i ri, 25-vjeçar, dhe është në gjendje të luajë në mbrojtje dhe mesfushë, prandaj dhe shihet investim i mençur.

Madridi, megjithatë, do të përballet me konkurrencë nga Barcelona, që po ashtu është e interesuar në përfaqësuesin austriak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat