Djali i Kujtim Shalës shënon në fitoren bindëse në Gjermani

Futboll

Djali i Kujtim Shalës shënon në fitoren bindëse në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:13
Andis Shala

Andis Shala shënoi për fitoren e thellë të skuadrës së Babelsberg-ut me rezultat 3:0 kundër Luckenwalde-s, në ndeshjen e Ligës së Katërt të Gjermanisë, grupi i Verilindjes.

Andisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur Kujtimit. Ai deri me tash ka realizuar shtatë gola në këtë rang garash. Shala u paraqit standard, duke dëshmuar formë të mirë dhe ka qenë i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 75-të.

Abderrahmane (63’), Shala (75’ nga penalltia) dhe Beyazit (82’) realizuan për Babelsbergun. Pas 22 jave, Babelsberg renditet në vend të shtatë me 30 pikë dhe Luckenwalde është i fundit (i 18-ti) me 5 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat