Zyrtare: Skuadra e Premierligës prezanton trajnerin e ri

Futboll

Zyrtare: Skuadra e Premierligës prezanton trajnerin e ri

Më: 15 mars 2018 Në ora: 08:26
Mark Hughes

Southampton ka konfirmuar se ka emëruar Mark Hughes trajner të ekipit të parë.

Hughes ka rënë dakord për një kontratë me klubin deri në fund të sezonit dhe do të marrë trajnimin në kampusin “Staplewood” për herë të parë të enjten.

54 vjeçari më herët ka drejtuar skuadra tjera të Premierligës si Blackburn Rovers, Manchester City, Fulham, Queens Park Rangers dhe më së fundi Stoke City.

Objektivi i trajnerit të ri do të jetë që të mbajë skuadrën në Premierligë në fund të sezonit. Kujtojmë se dy ditë më parë, Southampton shkarkoi nga detyra trajnerin Mauricio Pellegrino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat