Conte: Ndaj Barcelonës dallimin e bëri lojtari më i mirë në botë

Futboll

Conte: Ndaj Barcelonës dallimin e bëri lojtari më i mirë në botë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:39
Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se skuadra e tij ishte e pafat ndaj Barcelonës, që ka në skuadër lojtarin më të mirë në botë, Leo Messi

Antonio Conte nuk ka dyshim se Leo Messi është lojtari më i mirë në botë dhe pikërisht ai e bëri dallimin në përballjen ndaj Barcelonës.

“Në këto dy ndeshje ndaj Barcelonës, Leo Messi e bëri diferencën, sepse siç e dimë po flasim për lojtarin më të mirë në botë”, tha fillimisht Conte.

“Pas dy ndeshjeve mendoj se ne ishim të pafat, sepse në momentet tona më të mira ata shënuan. Ata ishin shumë klinik. Ne krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat