Heynckes vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Futboll

Heynckes vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:17
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes sot ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, pas fitores ndaj Beshiktashit.

Ai bëhet trajneri i parë që ka arritur 11 ndeshje radhazi t’i fitojë.

Bayerni e mposhti sonte Beshiktashin me rezultat 1 me 3, kurse me rezultat të përgjithshëm kualifikohet në çerekfinale me rezultat 8 me 1.

Heynckes ishte emëruar në krye të Bayernit për herë të katërt në muajin tetor pas shkarkimit të Carlo Ancelottit dhe që nga atëherë ka shënuar çdo ndeshje.

72 vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën me Bayernin, dhe ende nuk dihet nëse do ta drejtojë klubin bavarez edhe në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat