Klubi nga Superliga kineze lëshon deklaratë zyrtare për transferimin e Iniestas

Futboll

Klubi nga Superliga kineze lëshon deklaratë zyrtare për transferimin e Iniestas

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:27
Andreas Iniesta

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka nënshkruar një kontratë “jetëgjate” me blaugranët në fillim të këtij sezoni, mirëpo asnjëherë nuk janë ndalur zërat për një kalim të mundshëm në Kinë.

Gazeta spanjolle e lajmeve, Mundo Deportivo  ka raportuar se Iniesta ishte subjekt i interesit nga Tianjin Quanjian, të cilët thuhej se ishin të gatshëm të paguajnë mesfushorin 35 milionë euro në vit, si dhe kushte të tjera qëndrimi në lindjen e largët.

Megjithatë, përmes një deklarate zyrtare, klubi nga Superliga kineze ka mohuar pretendimet se po përgatisin një lëvizje për mesfushorin spanjoll.
“Që nga 6 marsi 2018, disa media lokale kanë cituar raporte të huaja se lojtari spanjoll Andres Iniesta është gati të bashkohet me klubin tonë”, thuhet në një deklaratë të botuar nga AFP .

“Ne solemnisht shpallim se këto raporte janë të pavërteta. Në lidhje me të gjitha historitë e rreme për ne, klubi ynë rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore”, thuhet më tej në deklaratë.

Rregulloret e reja të paraqitura nga Shoqata e Futbollit kinez kanë frenuar shpenzimet e skuadrave të saj, me një taksë 100% të zbatuar për blerjet e lojtarëve jashtë shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat