Shtatë skuadra luftojnë për titull!

Futboll

Shtatë skuadra luftojnë për titull!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga një ndeshje

Debate

Drita nga Gjilani ngushton diferencën me liderin e elitës së futbollit të Kosovës, Prishtinën. Faktikisht shtatë skuadra janë në garë për titullin e kampionit. Diferenca mes të parit dhe vendit të shtatë është 8 pikë, por pa e harruar Gjilanin që ka një takim me pak që e zhvillon sot kundër Flamurtarit të Prishtinës. Dhjetë javë deri në fund, 30 pikë të mundshme, gjithçka mund të ndryshojë në renditje! Bile disa skuadra që janë në pjesën e epërme të tabelës krahas që luftojnë për titull mendojnë që mos të bien në zonën e barazhit për të luftuar për mbetjen në shoqërinë e më të mirëve. Prishtina i prinë renditjes me 43 pikë, ka dy më shumë se Drita në vend të dytë pas 23 javësh. Prishtina ka trajnerin e mirënjohur Mirel Josën, e cila synon që të fitojë titullin e kampionit.

Bardhekaltrit vazhdimisht janë në cilësinë e mysafirit sepse stadiumi i Prishtinës ende është duke u rinovuar. Për Prishtinën është një ngarkesë e madhe që gjithnjë të luajë jashtë stadiumit të saj, megjithatë është në krye të renditjes, falë lojërave të mira. Prishtina me barazimin 0:0 me kampionin në fuqi, Trepça ‘89, pa dyshim se iu ka rritur edhe më shumë presioni dhe në rast të ndonjë gabimit mund ta humbë edhe kreun! Në fundjavë Prishtina luan në Skenderaj dhe kërkon tre pikë që i duhen sikurse buka. Drita me fitoren 3:1 ndaj Drenicës tani duket edhe më komode dhe shpreson se shumë shpejt do të rikthehet në krye, por gjithnjë në presionin e Prishtinës, mbase kjo e fundit ka ekip shumë të fortë. Drita tani ka vëmendjen në Gjakovë, në njërën nga...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat