Asnjë ofertë nga Interi!

Futboll

Asnjë ofertë nga Interi!

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:50
Ramires

Mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, tregon se nuk ka pasur asnjë ofertë nga skuadra italiane, Interi. Flitet se gjatë janarit që e lamë pas futbollisti ka pasur ofertë, por e ka mohuar një gjë të tillë. “Ishte folur shumë për atë. Në të vërtetë asnjë ofertë nuk erdhi te unë, apo te drejtorët nga Interi. Jam 31-vjeçar dhe kam ende kohë të luaj në futboll, dua të rikthehem në Evropë dhe është diçka që do ta marrë parasysh kur të vijë kohë. Tani jam i fokusuar vetëm të Jiangsu, dua të respektoj klubin dhe të veshi ngjyrat e skuadrës që më ka nën kontratë. Kjo është e tashmja ime dhe ajo që unë po mendoj aktualisht”, ka thënë Ramires.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat