Ish-futbollisti i Romës arrestohet për grabitje me armë

Futboll

Ish-futbollisti i Romës arrestohet për grabitje me armë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:32
Ismail H’Maidat

 

Ismail H’Maidat, ish-futbollisti i Romës, është arrestuar së fundmi dhe mbi të rëndojnë akuzat për grabitje me armë.

Mediat belge bëjnë me dije se një muaj më parë mesfushori qendror ka dalë para gjykatës dhe rrezikon të dënohet deri në 11 vite me burg.

22-vjeçari me origjinë nga Maroku, por i lindur në Holandë, në vitin 2014 kaloi me parametra zero te Brescia dhe u aktivizua në Serie B, për t’u blerë më pas nga Roma për 3.5 milionë euro.

Te Roma nuk bindi dhe më pas u huazua në ekipe si Ascoli , Vicenza dhe Olhanese në Portugali.

Roma së fundmi e dërgoi në Belgjikë tek Westerlo, por ky klub këtë janar e largoi dhe tashmë vjen lajmi që ndodhet në paraburgim dhe rrezikon shumë.

Policia ka hetuar mbi disa sulme me armë në zonën e Turnhout pranë Antwerp-en.

Pritet që mesfushori të dalë në gjyq dhe aty do të vendoset për dënimin e tij.

Në eksperiencën e fundit me belgët ai ka pasur probleme të shumta në organizimin e jetës së tij në futboll ku shpesh është vonuar në seancat stërvitore ose nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e ekipit pa dhënë asnjë shkak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat