Llapi i kthehet fitoreve pas 4 humbjeve! Liria-Vëllaznimi pa fitues

Futboll

Llapi i kthehet fitoreve pas 4 humbjeve! Liria-Vëllaznimi pa fitues

Nga: K.G. Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:04
Pamje nga ndeshja Llapi-Vllaznia

Llapi nga Podujeva i kthehet fitoreve pas katër humbjeve rresht në elitën e futbollit ë Kosovës. Ata në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 2:0 e mundën e të fundosurin, Vllazninë nga Pozherani. Golat i shënuan: Dardan Jashari (75') e Edon Zeqiri (89').

Në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, sfida mes rivalëve të vjetër të Rrafshit të Dukagjinit, Liria-Vëllaznimi, përfundoi me rezultat 1:1. Artur Magani shënoi për Lirinë në minutën e 25-të dhe Henry Chibueze për gjakovarët pikërisht në minutën e 55-të.

 Llapi është në vend të pestë me 37 pikë, kurse Vllaznia e fundit me 12 sosh, ndërsa Liria radhitet e treta me 38 pikë dhe Vëllaznimi i nënti me 31.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat