Dramë në Drenas, tre gola në 4 minutat e fundit

Futboll

Dramë në Drenas, tre gola në 4 minutat e fundit

Nga: K.G. Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga një ndeshje

Futbollisti Haxhi Shala siguroi fitoren e Feronikelit me rezultat 2:1 kundër Besës nga Peja. Pejanët ishin shumë afër një pike, por fati ua ktheu shpinën në çastet e fundit. Tre gola u shënuan në 4 minutat e fundit.

Në minutën e 88-të Albutrint Morina shënon për epërsinë e Feronikelit. Fatlum Gashi e ka shënuar golin e barazimit në minutën e 90+1, ndërsa Haxhi Shala siguroi fitoren e Feronikelit në 2:1 në minutën e 90+3. . Feronikeli renditet në vend të katërt me 37 pikë, kurse Besa është e 11-ta me 14 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat