Drita fiton tri pikë të rëndësishme në luftë për titull

Futboll

Drita fiton tri pikë të rëndësishme në luftë për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:48
Rexha e Limani

Skuadra e Dritës nga Gjilani arkëton tri pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Drita para shikuesve të vet e mundi me rezultat 3:1 Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 23-të.

Për 65 minutat e para Drita arriti që të siguroi fitoren, kur shënuan tri herë përmes Kastriot Rexhës (4’), Liridon Leci (12’) dhe Xhevdet Shabani (62’) dhe për mysafirët realizoi: Armend Abazi (68’). Drita kryeson me 41 pikë i afrohet për dy pikë liderit Prishtina, kurse Drenica renditet në pozitën e tetë me 33 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat