Kur Açif e Ali Shehu e kishin futur Fadil Vokrrin në gërshërë!

Futboll

Kur Açif e Ali Shehu e kishin futur Fadil Vokrrin në gërshërë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:21
Kur Açif e Ali Shehu futen Fadil Vokrrin në gërshërë!

Me gjasë është foto e vjeshtës së vitit 1982, në duelin e rivalëve të vjetër mes Prishtinës dhe Vëllaznimit nga Gjakova, fitorja u takoi prishtinasve me rezultat 2:1. Ndeshje e Ligës së dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, para se të futej Prishtina në elitë, për të qëndruar për pesë vite (1983-88).

Foto sa një mijë fjalë, ku shihet ish kryetari i Komunës së Gjakovës, Açif Shehu me mustaqe së bashku me Ali Shehun se si e kishin futur Fadil Vokrrin në gërshërë. Në prapavijë është Ramadan Mehana me kokë tullac, duke shikuar se po i rrjedhë veprimi Vokrrit, ky i fundit tani është kryetar i FFK-së. Vokrri e Mehana me Prishtinën dhe Açif e Ali Shehu me Vëllaznimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat