Kur kapiteni Kujtim Shala, Eroll Salihu, Xhevat Kurti, Mehmet Dragusha e Sunaj Keçi luanin në Kombëtare!

Futboll

Kur kapiteni Kujtim Shala, Eroll Salihu, Xhevat Kurti, Mehmet Dragusha e Sunaj Keçi luanin në Kombëtare!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:53
Kur kapiteni Kujtim Shala, Eroll Salihu, Xhevat Kurti, Mehmet Dragusha e Sunaj Keçi luanin në Kombëtare!

Edhe pse është foto e turbullt, shihen fytyra e futbollistëve të asaj kohe, pra të vitit të pasluftës. Kujtim Shala, futbollisti që gjithmonë luajti në klubet e mëdha, nga Liria e Prizrenit, në Partizan të Beogradit, në Prishtinë, Dinamo të Zagrebit, Fortunë të Dyseldorfit në Bundesliga I, lojtari i parë shqiptar që u paraqit në kombëtaren e Kroacisë në ndeshjen revyale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë ende pa u prishur Jugosllavia, pikërisht në vitin 1990.

Në foto është edhe Eroll Salihu, tash sekretar i përgjithshëm i FFK-së, Xhevat Kurti që gjende në Finlandë. “Kujtim nga stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’. Kombëtarja e Kosovës, ishte kënaqësi të luash me gjithë këto legjenda, nga e majta Mehmet Dragusha, Xhevat Kurti, Eroll Salihu, i madhi kapiteni Kujtim Shala si dhe Sunaj Keçi. Këtë foto e kishte bërë Erhan Rrakateli. Foto e vitit 1999-2000”, shkruan Kurti, ish futbollist i Prishtinës dhe shumë skuadra tjera në vend dhe jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat