Kastrati është i zhgënjyer me rezultatin, mbeten jashtë finales!

Futboll

Kastrati është i zhgënjyer me rezultatin, mbeten jashtë finales!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:56
Lirim Kastrati

Me pak fat futbollisti nga Kosova Lirim Kastrati me ekipin e Lokomotivës nga Zagrebi do të kualifikoheshin për në finalen e madhe të Kupës së Kroacisë. Lokomotiva dhe Hajduku i Splitit, në kohën e rregullt u ndanë baras 1:1, por pa ndryshime ka qenë edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta dhe me penallti Hajduku fitoi me 4:2, duke u kualifikua në finale.

Kastrati luajti deri në minutën e 76-të, por u lëndua. “I zhgënjyer me rezultatin por ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të rikthehemi tek fitoret. Tani koha që të punoj në shërimin tim nga lëndimi”, shkruan Kastrati. Në anën tjetër, reprezentuesi i Kosovës,  Ardian Ismajli, edhe pse nuk luajti asnjë minutë, iu gëzua kualifikimit të Hajdukut në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat