Hysaj: I dashur Etrit! Të lutem, bëj gjithçka që të ndalet Juventusi

Futboll

Hysaj: I dashur Etrit! Të lutem, bëj gjithçka që të ndalet Juventusi

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

I dashur Etrit! Të lutem, bëj gjithçka që të ndalet Juventusi. Shoku yt, Elseid! Kjo do të ishte letra që Elseid Hysaj mund t’i dërgonte mikut të tij, Etrit Berisha në prag të ndeshjes Juventus-Atalanta. Për të mbajtur ende gjallë ëndrrën e Napolit për titullin kampion, bardhezinjtë nuk duhet të fitojnë në ndeshjen e sotme kundër ekipit të portierit shqiptar, shkruan panoramasport.

Ky i fundit e di mirë si ndalen bardhezinjtë, pasi në ndeshjen e parë priti penallti ndaj Dibalës dhe sfida përfundoi 2-2. Në rast se “Zonja” do të fitojë sot, do të thellojë diferencën me Napolin në 4 pikë dhe objektivi i Hysajt për titullin kampion do të merrte një goditje të madhe. Objektiv, i cili është në duart e Etrit Berishës.

Ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës do të luhet sot në orën 18:00 dhe gardiani kuqezi është titullar. Penalltitë – Penalltitë janë një çështje shumë e diskutuar në shtëpinë e Juventusit. Xhanluixhi Bufon ka thënë se këtë sezon do të ketë 55 të tilla në dispozicion gjatë këtij viti, ndërsa Alegri pranon se nuk është viti i bardhezinjve nga pika e bardhë.

Goditjet nga 11- metërshi po shndërrohen në makth për “Zonjën”. Nga 9 penallti të goditura, vetëm 5 kanë përfunduar në rrjetë. Njërën prej tyre e ka shënuar Pjaniç, ndërsa 8 të tjerat janë ndarë mes dy sulmuesve argjentinas, të cilët kanë gabuar 4 në total. E fundit ndodhi të dielën kundër Udinezes.

Gabimi i Higuainit nuk influencoi në rezultatin final të ndeshjes, por sigurisht që hapi një debat që nuk i pëlqen aspak trajnerit Alegri. Madje, ky i fundit ka vendosur që sa herë të ketë 11- metërsha, në pikën e bardhë do të prezantohet Paulo Dibala. Askush tjetër. Vetëm kur të mungojë ai, do të merret një vendim gjatë ndeshjes.

Allegri nuk ka ndërmend ta tërheqë pas vendimin që ka marrë. Në fundin e ndeshjes JuventusUdineze, e cila shërbeu për të parakaluar Napolin nuk donte të bënte polemika në publik për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve të tij, por e theksoi se Dybala është goditësi i penalltive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat