Barcelona beson në kualifikim, Chelsea në befasi, kurse Bayern Munihu është i qetë drejt rrugës për në Stamboll kundër Besiktasit. Bayerni pothuajse është i kualifikuar pas fitores në “Allianz - Arena” me rezultat 5:0 dhe tani në Stamboll do të luajë me një qetësi dhe ta sigurojë biletën për në çerekfinalen e Champions League në futboll.
Sfida që pritet me emocione të mëdha është në Camp Nou, ku Barcelona, lider në Spanjë, do të ndeshet me Chelsean, kjo e fundit si gjithmonë është e papërshtatshme. Sfida e parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 1:1 dhe gjithçka është e hapur tani për takimin në Camp Nou.
Barcelona ka përparësinë e fushës, por ka edhe futbollistin më të mirë në botë në radhët e saja, Lionel Messi, i cili pritet si gjithmonë të bëjë diferencën në fushë. Sonte në orën 20.45, Barcelona-Chelsea, pritet një përballje shumë e fortë, pasi që skuadra angleze kërkon mrekullinë. Ish futbollisti i mirënjohur italian, Gianfranco Zola po mbështet ish-klubin e tij të mëparshëm për të bërë një befasi kundër Barcelonës.
Ndeshjet, sonte
E mërkurë
Barcelona-Chelsea 20.45 (1:1)
Besiktas-Bayern 20.45 (0:5)
Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para