Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Futboll

Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 21:30
Leo Messi

Sergio Busquets ka folur për mundësinë që Leo Messi të largohet nga Barcelona për të kaluar në Premierligë

Kohëve të fundit Leo Messi ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Premierligë, ku Chelsea dhe Manchster City janë të interesuara për të.

Por, sipas Sergio Busquets, është shumë e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona, ani pse Premierliga është spektakulare.

“Messi në Premierligë? Ai është në shtëpi. Ai jeton në një qytet spektakular dhe çdo gjë që e rrethon e bënë të vështirë largimin e tij. Premierliga është spektakulare, po, ama Barcelona peshon shumë”, tha Busquets gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat