Allegri: Cuadrado nuk është i gatshëm

Futboll

Allegri: Cuadrado nuk është i gatshëm

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:40
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, tregon se Cuadrado është  lënduar. “Cuadrado ka pasur një kontroll të shtunën, ndërsa është duke vazhduar me tretmanin e tij. Është normale që Cuadrado të mos jetë gati, por ju po më ‘pyetni e ka e ka mbyllur sezonin Cuadrado?’.

Shpresoj që jo, por aktualisht Cuadrado nuk është i gatshëm, do ta shikojmë pas 20 ditësh kur të mbyllen ndeshjet e kombëtarëve. Situata e tij mund të mbyllet për dy ditë, por mund të zgjatë me dy muaj ose gjashtë muaj. Ky është realiteti i situatës. Federico Bernardeschi është i ndryshëm për shkak se ai ka një traumë. Ne shpresojmë ta kemi përsëri sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat