Aksident, futbollisti lëndohet rëndë

Futboll

Aksident, futbollisti lëndohet rëndë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:12
Makina

Kapiteni i ekipit të CAPS United, Hardlife Zvirekwi, herët në mëngjes në një lagje të qytetit Harare në Zimbabve ka pësuar një aksident. Si pasojë e aksidentit ai ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Pas dërgimit të tij në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij akoma nuk është përmirësuar por për të ka lajme vetëm të këqija. Si pasojë e përplasjes ai ka këputur krahun e tij dhe mjekët shprehen se lojtarit i është mbyllur këtu karriera pasi frakturat janë të mëdha.

Specialistët janë duke e mbajtur nën vëzhgim, por situata e 30-vjeçarit nuk është aspak e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat