Alimi: Epërsia në kampionat na heq presionin

Futboll

Alimi: Epërsia në kampionat na heq presionin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 17:21
Armend Alimi

Të entuziazmuar me ecurinë pozitive në kuadër të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë, futbollistët kuqezi me optimizëm presin përballjen e parë të gjysmëfinale të mërkurën me Renovën. Mesfushori Armend Alimi beson se ekipi do të shfrytëzojë momentin e mirë për të marrë rezultat pozitiv përballë Renovën në rrugën drejt finales së tretë të njëpasnjëshme.

“Na pret ndeshje ndryshe nga ato kampionale. Jemi të motivuar nga fakti se duam dy titujt në Maqedoni. Shpresoj të vazhdojmë me serinë e fitoreve dhe paraqitjeve si deri tani. Epërsia në kampionat na heq presionin, por shikojmë të vazhdojmë me këtë rritëm. Është derbi lokal, por ne duam më të mirën dhe besoj t’i arrijmë qëllimit”, shprehet Alimi para ndeshjes (e mërkurë, 14.00) me Renovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat