Trajneri shkarkohet me telefon

Futboll

Trajneri shkarkohet me telefon

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:58
Bernd Hollerbach

Hamburgu i Mërgim Mavrajt ka shkarkuar nga detyra trajnerin Bernd Hollerbach. Në fillim të vitit 2018, 48-vjeçarit iu dha mundësia për të shpëtuar skuadrën nga zona e ftohtë e renditjes, me gjermanin që zuri vendin e Markus Gisdol.

Megjithatë rezultatet në javët e fundit ishin larg pritshmërive, çka bëri që drejtuesve t’iu soset durimi me skuadrën, që renditet në vendin e parafundit me 18 pikë të grumbulluara në 26 javë kampionat.

Ajo që të bënë përshtypje në fakt është mënyra se si klubi i ka komunikuar vendimin e shkarkimit Hollerbachi, të cilit i është thënë përmes telefonit. Në vend të tij, gjermanët emëruan Christian Titz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat