Interi gjobitet me 10 mijë euro për thirrje anti-napolitane - Bota Sot
Interi gjobitet me 10 mijë euro për thirrje anti-napolitane

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Interi gjobitet me 10 mijë euro për thirrje anti-napolitane

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:37
ilustrim

Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje anti-napolitane gjatë barazimit pa gola kundër Napolit të dielën mbrëma.

Gjatë 10 minutave të parë të pjesës së parë dhe dytë, monitoruesit kanë dëgjuar një pjesë të përkrahësve zikaltër duke bërë thirrje fyese në baza të origjinës territoriale, raportojnë mediat italiane.

Lega Serie A e ka publikuar sot raportin disiplinor ku mësohet se Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje fyese.

Interi është gjobitur edhe me 4.000 euro tjera për vonesën e nisjes së ndeshjes për pesë minuta, ndërsa Napoli me 2.500 euro për rolin e tij në këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test