PSG kërkon portier, listë e gjatë kandidatësh - Bota Sot
PSG kërkon portier, listë e gjatë kandidatësh

Futboll

E enjte, 21 qershor 2018

PSG kërkon portier, listë e gjatë kandidatësh

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:24
PSG

Paris Saint-Germain do të bëjë ndryshime në portë për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht numri një i portës, Alphonse Areola, nuk konsiderohet më mjaftueshëm i mirë për francezët dhe mediat vendase shkruajnë se klubi ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij, madje duke shkruar dhe emra konkretë.

Sipas “Telefoot”, më të preferuarit në shtëpinë e kampionëve të Francës janë Dadiv de Gea i Manchester United, Thibaut Courtois i Chelsea si dhe Gianluigi Donnarumma i Milanit.

Ky i fundit nuk është një emër risi, pasi prej disa kohësh PSG po tenton të firmosë më talentin italian. Nga ana tjetër, për De Gea ka shumë interes edhe nga ana e Real Madrid, që ishte shumë pranë firmës me portierin verën e kaluar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test