Dalipi: Në Shkodër, vetëm për fitore - Bota Sot
Dalipi: Në Shkodër, vetëm për fitore

Futboll

E enjte, 21 qershor 2018

Dalipi: Në Shkodër, vetëm për fitore

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:40
Klevis Dalipi

Klevis Dalipi, trajneri i Partizanit, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në prag të transfertës shkodrane, ku ka folur për situatën te të tijtë dhe objektivin e ditës së nesërme, në “Loro Boriçi”: 

“Jemi të vetëdijshëm që Vllaznia ka treguar rritje në lojë dhe rezultate, në ndeshjet e fundit, për më tepër që ka afruar në gjirin e saj një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, Xhevahir Sukaj. Ne jemi përgatitur më së miri, e dimë shkallën e vështirësisë që paraqet kjo ndeshje, e cila brenda 90 minutave do të rezervojë shumë episode.

Ne shpresojmë që këto episode të jenë në krahun tonë dhe të dalim në lojën që kërkojmë, duke ditur që edhe terreni i stadiumit “Loro Boriçi” ta lejon diçka të tillë. Vllaznia është një skuadër që lufton për mbijetesë dhe pikët janë jetike për të, por ne kemi objektivin tonë dhe shkojmë në Shkodër për fitore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test