Greqia suspendon ligën e futbollit - Bota Sot
Greqia suspendon ligën e futbollit

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Greqia suspendon ligën e futbollit

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:24
Ivan Savvides ka hyrë në fushë me pistoletë në brez

Greqia ka suspenduar për një kohë të pacaktuar ligën e saj të futbollit, pasi pronari i ekipit Paok, ka dalë në fushën e futbollit duke mbajtur një armë, për të protestuar një golë të kontestuar.

Trupi i futbollit botëror i ka bërë thirrje autoriteteve greke që të ndërmarrin masa ndaj pronarit të Paok-ut, Ivan Savvidis, ose do të përballen me suspendim.

Savvidis kishte dalë në fushë dy herë më 11 mars dhe dukej se mbante në brezë një pistoletë.

Fernando Varela kishte shënuar një golë në minutën e 90, në ndeshjen në mes të Paokut dhe AEK Athina. Referi kishte sinjalizuar golin por dukej se ka pasur pozitë jashtë loje. Ndjeshja më pas ishte ndërprerë.

Policia ka thënë më 12 nars se janë duke hetuar Savvidisin, i cili ka leje për armë. Por, megjithatë ai po hetohet për hyrje të pautorizuar në fushë të futbollit dhe mbajtje të një objekti që mund të shkaktojë dëme në fushaën e futbollit.

Tatyana Gordina, zëdhënëse e grupit rus Agrocom Group, në pronësi të Savvidis, ka thënë se Savvidis nuk ka bërë asnjë gjest kërcënues.

“Nuk ka pasur kërcënime të bëra nga Ivan Savvidis, posaçërisht ndonjë kërcënim që përfshinë përdorimin e armës, gjatë ndjeshjes”, ka thënë ajo.

Incidenti është dënuar nga organizatat evropiane dhe botërore të futbollit.

Zëvendësministri për Sport i Greqisë, Giorgos Vasileiadis është takuar me kryeministrin grek pas incidentit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test