Buffon: Ndihem krenar me tifozët e këtij ekipi kundërshtar nga Serie A

Futboll

Buffon: Ndihem krenar me tifozët e këtij ekipi kundërshtar nga Serie A

Më: 13 mars 2018 Në ora: 07:36
Gianluigi Buffon

Juventus dhe Fiorentina kanë rivalitet të ashpër mes tifozerive.

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka falënderuar tifozët e Fiorentinës për pritjen që i bënë ekipit në ditën e varrimit të Davide Astorit.

Juventus dhe Fiorentina kanë rivalitet të ashpër mes tifozerive.

Por, ardhja e ekipit nga Torino në Firencë në ditën e varrimit të Astorit u prit me duartrokitje nga tifozët e Fiorentinës.

“Të shkojmë në Firencë nuk është asnjëherë e thjeshtë për ne të Juventusit”, deklaroi Buffon për mediat italiane.

“Por, pas ardhjes tonë, kur i kemi parë tifozët duke na duartrokitur dhe falënderuar, ishte shumë e bukur. Prezenca jonë i ka bërë të mos ndihen të vetmuar dhe për këtë arsye ndihem krenar”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat