Tottenham me stadiumin më të shtrenjtë në Angli - Bota Sot
Tottenham me stadiumin më të shtrenjtë në Angli

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Tottenham me stadiumin më të shtrenjtë në Angli

Më: 12 mars 2018 Në ora: 23:18
Stadiumi i Tottenham ne Angli

Tottenham Hotspur do ta bëjë impiantin e ri në rrënojat e White Hart Lane, stadiumin më të kushtueshëm të futbollit britanik.

Skuadra londineze ka zbuluar çmimet e biletave sezonale për impiantin e ri që zëvendëson White Hart Lane dhe që do të ketë një kapacitet maksimal 62 mijë vende.

Spursat po luajnë aktualisht të gjitha ndeshjet e tyre në stadiumin Wembley, duke shpresuar se do të rikthehen në shtëpinë e re në sezonin 2018-19.

Krahu jugor i stadiumit, do të presë gati 18 mijë tifozë dhe do të jetë më i madhi në Europë i këtij tipi. Çmimet e biletave sezonale variojnë nga 800 Paund deri në 2220 Paund për impiantin e ri në Londër.

Vendet më të shtrenjta në impiantin që do të prezantojë shumë risi në Premier Lig, do të ofrojnë dhe një bar privat, si dhe kateringun cilësor para dhe gjatë ndeshjes.

Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se do të ofrohen 42 mijë bileta sezonale, dyfishi i atyre që ofronte White Hart Lane. Do të jenë në total 60 pika kateringu dhe pijesh në stadium, duke përfshirë dhe një bar në vijën fatale të një porte plot 65 metra i gjatë, më i gjati në Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test