Di Francesco: Është vendimtare që Roma të kalojë në çerekfinale

Futboll

Di Francesco: Është vendimtare që Roma të kalojë në çerekfinale

Më: 12 mars 2018 Në ora: 21:01
Eusebio Di Francesco

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco insiston se skuadra e tij duhet të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Roma nesër do të pres Shakhtarin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku do synojë fitore dhe kalimin në çerekfinale.

Sipas trajnerit Eusebio Di Francesco, kalimi në çerekfinale është vendimtar për skuadrën e tij.

“Kalimi në çerekfinale është vendimtar, jo etëm për ne, por edhe për klubin. Shpresoj se tifozët do të jenë lojtari ynë i 12, sepse ne nuk jemi mësuar me ndeshje të tilla”, tha Di Francesco gjatë konferencës për media.

Roma ndeshjen e parë e kishte humbur 2:1 në udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat