Werner ua mbyll derën Bayernit dhe Liverpoolit

Futboll

Werner ua mbyll derën Bayernit dhe Liverpoolit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:06
Timo Werner

Futbollisti gjerman kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Timo Werner insiston se do të qëndrojë te RB Leipzig edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht se në drejtim të tij ka oferta të rëndësishme.

Është Bayern Munich dhe disa klube nga Premier Liga që interesohen për reprezentuesin gjerman.

Manchester United, Liverpool dhe Arsenal kanë shfaqur interes për Werner, i cili është autor i 31 golave në 55 ndeshje të Bundesligës, që kur nënshkroi me Leipzig para 2 vitesh.

22-vjeçari e pranon së ëndërron që të luajë në Angli, por diçka e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt, pasi për momentin është plotësisht i përqendruar me ekipin gjerman.

“Kam kontratë me Leipzigun deri në vitin 2022 dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, ka thënë Werner për Sky Sports.

“Mund t’iu garantoj se do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat