Carrick e konfirmon se do të pensionohet në fund të sezonit

Futboll

Carrick e konfirmon se do të pensionohet në fund të sezonit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:11
Michael Carrick

Mesfushori anglez, Michael Carrick ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni

Carrick ka luajtur vetëm katër ndeshje, që kur u diagnostikua me probleme me zemrën.

“Vjen një kohë kur trupi u thotë se është koha të ndaloni. Tash jam këtu. Pas problemit me zemër kam menduar dy ose tri ditë se si do t’ia dal? U ktheva dhe doja të kryeja detyrat e mija. Më duhet ta mbaj veten të gatshëm. Shpresoj të luaj sërish dhe po shijoj ushtrimet. Po përpiqem shumë të ndihmoj sepse e kuptoj se ku jam”, ka thënë Carrick.

Carrick ka fituar pesë tituj të Premier Ligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve që kur iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2006 nga Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat