Referët e futbollit të Kosovës posedojnë edhe nivel dhe dije

Futboll

Referët e futbollit të Kosovës posedojnë edhe nivel dhe dije

Nga: Skënder Selmani Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:41
Skënder Selmani

Debate

Si ish refer e në pavarësimin e futbollit kisha edhe privilegj të jem edhe kontrollor i referimit të emrave shumë të njohur të referimit të Kosovës, patjetër që edhe sot me kënaqësi më të madhe i përcjelli në televizione kampionatin e Superligës së Kosovës edhe në qoftë se po në atë moment në televizion zhvillohen ligat e kampionatit europian edhe qoftë se Real Madridi, Barcelona, Bayern Munihu, Milano, Juventusi etj. unë e shikoj Prishtinën, Trepçën ’89 nga Mitrovica, Feronikelin nga Drenasi, Llapin nga Podujeva, Vëllaznimin e Gjakovës, Lirinë nga Prizreni, Dritën e Gjilanit, Gjilanin, Drenicën e Skenderajt, Flamurtarin e Prishtinës, Vllaznin e Pozhoranit, etj. dhe i vlerësoj shumë lartë dhe për mua lirisht e them se janë shumë të barabartë edhe me referët në rajon. Unë e kam vetëm një frikë të referët tanë se këta vetvehten munden të dëmtojnë.

Pse e them këtë? Pasi po ndodh që edhe dy apo tri ndeshje të transmetohen në të njëjtën kohë jam i detyruar ti shikoj pjesë - pjesë. Dhe atë që i shikoj me bindin që krejt çka duhen ti referojnë i referojnë pa kurrfarë gabimi posaçërisht me fascinojnë me përparësitë që lejojnë.

Vetëm një me brengos te ta dhe kam frikë se shumë mund të dëmtohen vetëm për një arsye, për çdo kundërshtim të lojtarëve dhe trajnerëve futen në debat me ta dhe mundohen t’ju sqarojnë se drejt e kanë referuar që pajtohem që drejt e kanë referuar, por për lojtarë dhe trajner vlen vetëm realizimi i interesit të tyre dhe nuk zgjedhin mjete për ta realizuar këtë dhe për këtë arsye debati i referit me lojtarë apo trajnerë është në dëm shumë të madh të referëve. Mendoj se, referët e futbollit të Kosovës kësaj dukurie më të madhe duhet ti shmangen dhe se i vetmi debat me lojtarë është pipi dhe dora për të treguar kahjen dhe për kenë është edhe kartonat. Tjetër komunikim nuk duhet posaçërisht arsyetimet gojor. Prandaj, duhet t’i respektojmë referët tanë që mundohen ta drejtojnë një ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është një pasuri për të gjithë ne kur kemi një brez të ri dhe e kryen detyrën profesionalisht.

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat