Gattuso: Fitorja ndaj Genoas ishte reagimi i duhur pas humbjes nga Arsenali

Futboll

Gattuso: Fitorja ndaj Genoas ishte reagimi i duhur pas humbjes nga Arsenali

Më: 11 mars 2018 Në ora: 23:07
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka thënë se ishte kurioz të shihte se si do të reagonte Milani pas humbjes nga Arsenali në Europa League dhe është shprehur i kënaqur pas triumfit në sekondat e fundit ndaj Genoas.

Kur po zhvillohej minuta e fundit e kohës shtesë, Suso harkoi në zonë dhe Andre Silva e shënoi golin e parë në karrierë në Serie A, i cili ishte goli i tri pikëve për Rossonerët.

“Ishim të shqetësuar dhe të them të drejtën unë isha kurioz të shihja se si do të reagonim pas humbjes së parë në dy muaj e gjysmë. Mora një reagim të mirë”.

“Komplimentet e mia për Genona, sepse na shkaktuan shumë probleme, mirëpo ne luajtëm me karakter, e qarkulluam topin pa frikë dhe vërtet e vlerësoj këtë aspekt të lojës”.

“Nëse e shikoni tabelën, e kemi ngushtuar shumë diferencën. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje, shtatë prej tyre në shtëpi. Do të shohim. Është me rëndësi kur të kthehen disa lojtarë në formë”.

“Jam i kënaqur që Andre Silva shënoi golin e parë në Serie A. Është shumë vështirë të veshësh këtë fanellë prestigjioze, aq më shumë kur je i ri, mirëpo duhet të vazhdojmë me punën tonë dhe të rritemi me kohë duke besuar në vete”, ka deklaruar Gattuso për Mediaset Premium.

Milani është në vend të gjashtë në tabelë me 47 pikë. Vendi i katërt (Lazio) që dërgon në Ligën e Kampionëve është gjashtë pikë larg, mirëpo Rossonerët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat