Kërcënimi që largon Neymar nga PSG, Al Khelaifi drejt Brazilit

Futboll

Kërcënimi që largon Neymar nga PSG, Al Khelaifi drejt Brazilit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:17
Neymar dhe Al Khelaifi

E ardhmja e Neymar është shndërruar në një çështje shtetërore, të paktën te PSG. Kaq i madh është konfuzioni që ka krijuar dëmtimi i brazilianit dhe eliminimi i PSG nga Champions League, përballë Real Madrid, saqë edhe vetë drejtuesit e klubit nuk janë më në gjëndje të garantojnë vazhdimësinë e yllit të tyre te Parisi.

‘Telefoot’ reporton se presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi do të udhëtojë drejt Brazilit gjatë ditëve të ardhshme për tu takuar me Neymar, i shoqëruar edhe nga drejtori sportive Antero Henrique. Media franceze thekson se prezenca e klubit të PSG, me përfaqësuesin më të lartë në Brazil ka një kuptim të dyfishtë. Për të mësuar në rradhë të parë gjëndjen e vërtetë fizike të Neymar, por gjithashtu edhe për të ditur nëse futbollisti dëshiron të qëndrojë më te Parisi, sikurse dikton kontrata e brazilianit, që skadon në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat