Tifozët kërcënojnë me jetë Mavrajn dhe lojtarët e tjerë

Futboll

Tifozët kërcënojnë me jetë Mavrajn dhe lojtarët e tjerë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 18:20
Tifozët kërcënojnë me jetë Mavrajn dhe lojtarët e tjerë

Hamburgu është në një gjendje kritike. Si të mos mjaftonte humbja e thellë 6:0 që mori dje ndaj Bayernit, duhet të merren edhe me tifozët, të cilët i janë vënë kundër klubit dhe lojtarëve. Ata kanë arritur deri aty sa të kërcënojnë me jetë lojtarët dhe duke u përmendur varret. Përgjatë mbrëmjes së djeshme janë vendosur para stadiumit të Hamburgut disa kryqe varrezash dhe një banderolë e  madhe ku shkruhej “Koha juaj mbaroi! Do ju kapim të gjithëve”. Duket se tifozët e kanë tepruar me kërcënimet e tyre, duke ju përmendur lojtarëve jetën. Policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes, pasi ky nuk është kërcënimi i parë që ata bëjnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat