Berisha fiton tri pikë, Strakosha një në Serie A! Lëndohet Xhemaili

Futboll

Berisha fiton tri pikë, Strakosha një në Serie A! Lëndohet Xhemaili

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:58
Etrit Berisha

Portieri Etrit Berisha me Atalantën si mysafir u mundën me 1:0 Bolognan e Blerim Xhemailit. Futbollisti Xhemaili u zëvendësua në minutën e 28-të për shkak të një lëndimit, kurse Berisha tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë në portën e Atalantës dhe importuan tri pikë. Atalanta është në pozitën e tetë me 41 pikë, kurse Bologna renditet i 12-ti me 33 sosh.

Cagliari befason me lojë e rezultat 2:2 Lazion e portierit Thomas Strakosha. Cagliari arkëtoi një pikë duke iu falënderuar golave të Pavolettit (25') e Barellas (74'-nga penalltia) dhe Ceppitelli (35') shënoi autogol e Immobile (90+5’) për Lazion.  Skuadra e Lazios është në vend të katërt me 53 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat