Mustafi shënon në fitoren e thellë të Arsenalit

Futboll

Mustafi shënon në fitoren e thellë të Arsenalit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:22
Shkodran Mustafi me shokë

Skuadra e Arsenalit triumfoi me lehtësi me rezultat 3:0 në ballafaqim Watfordin, në ndeshjen e javës së 30-të të Kampionatit të Anglisë. Shkodran Mustafi shënoi gol të bukur. Në minutën e 6-të, Mesut Ozil harkoi për mrekulli, kurse Mustafi me kokë nga afërsia goditi bukur dhe la të shtangur portierin Karnezis. Në minutën e 59-të, Aubameyang shtoi epërsinë në 2:0, kurse mysafirët humbën një rast shumë të mirë kur Deeney dështoi nga penalltia. Mkhitaryan në minutën e 77-të shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0. Mustafi luajti me sukses të madh së bashku me Granit Xhakën. Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa u zëvendësua në atë të 73-tën. Arsenali renditet në vend të gjashtë me 48 pikë, ka 12 më shumë se Watford që mban pozitën e dhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat