Renova fiton kundër Pelisterit, Shkupi kthehet me një pikë

Futboll

Renova fiton kundër Pelisterit, Shkupi kthehet me një pikë

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:59
Renova

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës arkëtoi tri pikë domethënëse, për t’iu shmangur sa më parë skuadrave të rrezikuara. Renova në vatër të vet ngadhënjeu me rezultat 1:0 kundër Pelisterit nga Manastiri, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Në minutën e 57-të, Valmir Nafiu, shënoi për fitoren e madhe të Renovës, e cila renditet në vend të shtatë me 25 pikë, katër më shumë se Pelisteri në pozitën e nëntë. Shkupi kthehet me një pikë të madhe, duke barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën e Sileksit nga Kratova. Marcos (11’) shënoi për Sileksin dhe Ilijoski (42’) për skuadrën shqiptare. Shkupi mban vendin e katërt me 29 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat