Mbappe pranon dështimin: Reali ishte i një niveli tjetër krahasuar me PSG

Futboll

Mbappe pranon dështimin: Reali ishte i një niveli tjetër krahasuar me PSG

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:40
Kylian Mbappé

Pas fitores 5-0 që skuadra e PSG-së arriti dje në kampionat ndaj Metz, sulmuesi Mbappe i është rikthyer eliminimit që ekipi francez pësoi në Champions League ndaj Real Madrid. Sipas talentit 20-vjeçar, për PSG-në ishte e vështirë, madje e pamundur të fitonte ndaj kampionëve në fuqi të Europës edhe pse pronarët e ekipit parizien kanë investuar shuma të mëdha parash vitet e fundit, por gjithnjë kanë dështuar në Europë.

“Mendërisht, ne ishim gati të përballeshim me Real dhe e donim fitoren, duke dhënë më të mirën e mundshme në fushë në të dyja takimet. Askush nuk mund të na thotë që nuk u përpoqëm. Por ky është futbolli dhe megjithëse ne kemi lojtarë të mëdhenj, Reali bëri diferencën në fushë me lojtarët e tij, që gjithashtu janë kampionë”, u shpreh Kylian Mbappe, që dje realizoi një gol në League 1 në fitoren e thellë 5-0 të PSG-së ndaj Metz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat