Liria hesht Llapin

Futboll

Liria hesht Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:54
Pamje nga ndeshja e sotme

Llapi nga Podujeva nuk është ai i vjeshtës në stinorin pranveror, duke pësuar humbjen e katërt rresht dhe tani ngecin për 8 pikë nga lideri, Prishtina. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një atmosferë të mirë llapjanët u mundën me rezultat 2:0 nga Liria.

Në minutën e 62-të,  David Domgjoni shënon për 0:1 dhe Artur Magani vulosi rezultatin 0:2 pikërisht në minutën e 86-të. Llapi bie në pozitën e gjashtë me 34 pikë, ka tri me pak se Liria në vend të tretë, por nuk është më larg se katër pikë nga Vëllaznimi që mban pozitën e nëntë, pozitë që shpie në garat e barazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat