Prishtina përforcon kreun, Besa fundoset edhe më shumë

Futboll

Prishtina përforcon kreun, Besa fundoset edhe më shumë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:23
Pamje nga ndeshja

Prishtina përforcohet në kreun e tabelës me fitoren në Pejë me rezultat 3:1 kundër Besës, në ndeshjen e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Me këtë humbje Besa fundoset edhe më shumë në renditje, kurse Prishtina tani veç po shkëputet në krye të renditjes, e cila kryeson me 42 pikë të mbledhura.  Pejanët si vendas pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Prishtina.

Duhet theksuar se nga minuta e 40-të, Besa mbeti me një futbollist me pak, pasi që Mullabeqiroviq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në minutën e 10-të, Mankenda kaloi në epërsi Prishtinën, kurse barazoi Qorraj pikërisht në minutën e 27-të. Në minutën e 39-të, kapiteni Armend Dallku ka realizuar nga penalltia dhe 1:2 për Prishtinën.

Fitoren e thelloi në 3:1  Ahmed Januzi në minutën e 81-të. Besa është në vendin e parafundit (i 11-ti) me 14 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat