Heshtje e plotë dhe lotë, ja çfarë ndodhi në fillimin e ndeshjes Fiorentina-Benevento

Futboll

Heshtje e plotë dhe lotë, ja çfarë ndodhi në fillimin e ndeshjes Fiorentina-Benevento

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:16
Ilustrim

Fiorentina u rikthyer pas ngjarjes tragjike të javës së kaluar ku humbi jetë kapiteni Davide Astori. Skuadra violë po përballet me Beneventon e Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushaj.

Mbrojtësi shqiptar do e nisë ndeshjes si titullar, ndërsa mesfushori Memushajt ndodhet në stolin e rezervave.Tifozët e Fiores kanë menduar t’i kushtojnë një tjetër homazh nderi, kapitenit të tyre. Në stadium janë afro 35 mijë mbështetës në shkallët e stadiumit “Artemio Franki”për të përkrahur skuadrën dhe për të nderuar Astorin.

Grupimi i tifozëve ultras përgatiti një flamurt 80-100 metra të gjatë dhe do të shpërndajnë flamuj në çdo cep të tribunave. Gjithashtu u lëshuan tullumbace në formë zemre ngjyrë vjollcë ndërsa në tribuna u lëshuan tullumbace të bardha dhe vjollcë që do të shoqërojnë dekorin e zemrës së madhe.

Në fushë ishte e kapitenit të ndjerë, Davide Astori me numrin 13-të, me mbishkrimin “Përgjithmonë kapiten”, ndërsa në një tjetër banderolë shruante: “Ka njerëz që nuk vdesin kurrë, ka histori që do të mbeten gjithmonë… Udhëtim të mbarë kapiten”! Vendin e Astorit në mbrojtje për sfidën e sotme ka zënë mbrojtësi Hugo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat