Arsenal-Watford, “Topçinjtë” kanë humbur 3 radhazi në Premier

Futboll

Arsenal-Watford, “Topçinjtë” kanë humbur 3 radhazi në Premier

Më: 11 mars 2018 Në ora: 06:56
Mesut Ozil

Arsenal është kthyer te fitorja të enjten e kaluar pasi ka mundur 2-0 Milan-in në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Europa League. Lojtarët e Wenger kanë hipotekuar çerekfinalet dhe ndeshja e kthimit me kuqezinjtë pritet të jetë një formalitet. Këtë të diel, londinezët do të presin në shtëpi Watford-in në javën e 30-të të Premier League.

Arsenal mban vendin e gjashtë në renditje dhe është shtatë pikë karg zonës Champions League. Ecuria e tyre në 2018-ën nuk ka qenë aspak e mirë, siç tregojnë edhe vetëm pesë fitoret e marra në këtë vit. Gjithsesi, ata duket se janë një skuadër ndryshe kur luajnë para publikut vendas, teksa zhgënjimet më të mëdha të këtij sezoni kanë ardhur në transfertë.

Londinezët, në fakt, kanë humbur vetëm dy ndeshje në shtëpi gjatë këtij kampionati duke marrë dy barazime dhe vetëm fitore në ndeshjet e tjera. Një ogur aspak i mirë ky për Watford-in, edhe pse dy humbjet e kampionatit që Arsenal ka pësuar në shtëpi kanë ardhur kundër dyekipeve të Manchester, ndërsa dy barazimet kanë ardhur kundër Liverpool dhe Chelsea.

Për më tepër, vendasit janë skuadra e dytë më e mirë e kampionatit për sa i takon golave të shënuar në ndeshjet e luajtura në shtëpi dhe shtatë nga ato dhjetë fitore janë arritur me më shumë se një gol diferencë. “Topçinjve” u duhet patjetër një fitore duke parë se kanë humbur tri sifdat e fundit të luajtura në Premier League.

Watford, nga ana tjetër, ka marrë katër fitore, dy barazime dhe katër humbje në dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare, por të gjitha ato fitore kanë ardhur në ndeshjet e luajtura në shtëpi. Për sa i takon ndeshjeve të luajtura në transfertë, Watford nuk ka fituar asnjë nga shtatë sfidat e fundit të kampionatit. Katër humbje kanë qenë me më shumë se një gol diferencë.

Një tjetër lajm i keq për miqtë është se Aubameyang, i cili nuk ka luajtur kundër Milan të enjten, pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në “Emirates”. Sulmuesi afrikan ka shënuar dy gola në katër ndeshje të Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat