Këshilla e Ronaldos për Neymarin, pas thashethemeve për transferim te Barca dhe Reali

Futboll

Këshilla e Ronaldos për Neymarin, pas thashethemeve për transferim te Barca dhe Reali

Më: 10 mars 2018 Në ora: 23:54
Neymar dhe Ronaldo

Sulmuesi më i mirë që ka pasur futbolli, Ronaldo, i ka dërguar një mesazh bashkëvendësit të tij, Neymar, i cili së fundit është operuar në këmbën e djathtë pas një lëndimi të pësuar te skuadra e PSG-së, teksa është përfshirë edhe në thashetheme për të ardhmen e tij, ku lidhet me rikthimin te Barcelona dhe transferimin te Real Madrid.

Ronaldo që ka marrë pjesë në ceremoninë e Interit në shënimin e 110 vjetorit të klubit, i ka dërguar një këshillë të rëndësishme Neymarit.

Fenomeni i ka kërkuar lojtarit më të shtrenjtë në histori të futbollit, që t’i bëjë ballë presionit dhe thashethemeve të transferimeve.

“Shumë njerëz po e krahasojnë historinë e tij me timen para Kupës së Botës së vitit 2002, por sigurisht që nuk është e njëjta”, ka deklaruar Ronaldo.

“Unë do ti them atij që të përqendrohet në shëndetin e tij dhe të përpiqet të mbrojë veten nga presioni sa më shumë që të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat