“Robbery”si në kohët e vjetra dhe tripletë e Lewa-s, Bayern “fundos” HSV

Futboll

“Robbery”si në kohët e vjetra dhe tripletë e Lewa-s, Bayern “fundos” HSV

Më: 10 mars 2018 Në ora: 18:19
Bayern Munich

Bayern Munich nuk ka treguar asnjë mëshirë ndaj skuadrës që po vuan në Bundesliga duke fituar me një goleadë në triumfin 6-0 ndaj Hamburger SV. Skuadra bavareze në javën e 26-të kishte përballë ekipin që nuk ka rënë asnjëherë në kategorinë e dytë, por me këtë goditje të fundit, HSV tashmë mesa duket nuk ka asnjë shpresë për të mbijetuar.

Bayern ka gjetur golin e avantazhit me Ribery që në minutën e 8-të. Francezi ka shfaqur një formë fantastike duke na bërë të rikujtojmë Ribery e para disa viteve. Pas tij ishin dy golat e shpejtë të Lewandowski-t që vulosën praktikisht fatin e kësaj sfide pas vetëm 20 minutave lojë.

Pas pushimit bavarezët nuk e ulën ritmin ndaj një HSV inekzistent në fushë duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Robben, Ribery dhe Lewandowski, i cili humbet penalltinë në minutën e 86’ por ka një mundësi të dytë pak minuta më pas përsëri me penallti. Bayern vazhdon i qetë në krye të Bundesliga-s, ndërsa Hambur është thuajse i fundosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat