E bujshme: Skënderbeu nuk ndalet, talenti korçar transferohet në Spanjë

Futboll

E bujshme: Skënderbeu nuk ndalet, talenti korçar transferohet në Spanjë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:39
Dean Lico

Dean Lico do të transferohet te Leganes në Spanjë.

Po kryhen dhe procedurat e fundit, mes klubit të Skënderbeut që zotëron kartonin e lojtarit dhe Leganes, për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm që Liço të zyrtarizohet në skuadrën spanjolle.

Media ka mësuar nga burime të sigurta pranë lojtarit, se 18-vjeçari brenda dy ditësh do të marrë vizën.

Kujtojmë që Dean Liço është pjesë e Skënderbeut B, ndërsa tashmë bëhet e ditur që talenti korçar do të transferohet në Spanjë.

Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu kryen një transferim të bujshëm, pasi politikat e klubit korçar janë të tilla. Vlen të përmendim Olainkën që u shit për shifrën 1.1 milion euro në Belgjikë apo Bernard Berishën në Rusi për 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat