Reali vuan, por fiton falë Cristiano Ronaldos

Futboll

Reali vuan, por fiton falë Cristiano Ronaldos

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:07
Cristiano Ronaldo

Reali ka marrë tri pikë kundër Eibarit falë dy golshit të Ronaldos.

Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë në Spanjë, edhe pse për të marrë pikët e plota në udhëtim te Eibari iu desh ta djersitin shumë fanellën, ku triumfuan 1-2.

Dy golat për Los Blancos i realizoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 34’ për 1-0 dhe në 84’ për 1-2, ndërsa për vendasit, që bënë paraqitje fantastike, realizoi Ivan Ramis në minutën e 50-të.

Pas kësaj fitore të vështirë, Reali ka shkuar në kuotën 57 pikëve, 12 më pak se lideri, Barcelona, që sonte përballet me Malagan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat