Nuk e blen De Gean, Real Madridi pranë blerjes të kroatit 201 centimetra të gjatë

Futboll

Nuk e blen De Gean, Real Madridi pranë blerjes të kroatit 201 centimetra të gjatë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:50
Karlo Letica

Real Madridi e ka gjetur portierin që pritet ta rivalizoi vitin e ardhshëm Keylor Navasin në portë. Skuadra madrilene është fare pranë transferimit të portierit kroat, Karlo Letica.

Portieri 21 vjeçar është 201 centimetra i gjatë. Letica është nën kontratë me Hajdukun por që këtë edicion është i huazuar te skuadra e Rudes, aty ky po tregon klas të lartë.

Letica llogaritet si një nga portierët më perspektivë në futbollin evropian duke qenë tejet i shkathët pavarësisht gjatësisë së tij.

Vetëm 15 milionë euro mund t’i kushtoi Realit blerja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat